ETC-së i konfiskohen 550 kg mish të prishur
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 22 March 2018
Pasi u zbrazën frigoriferët e VIVA FRESH’it me 573 kg mish të prishur, Inspektorati doli sërish në terren pas tri ditësh. Ata u drejtuan për nga marketi me frekuentimin më të madh, i cili gjendet afër njërës urë të Ibrit. Ata hapën dyert e ETC’së.
Inspektorët komunalë hasën në ambientet ku mbahet dhe prehet mishi në ETC, një sasi prej 550 kg mishi në gjendje jo të duhur. U konstatua se mishi ishte i prishur, për çka edhe mor vendim që të asgjësohet, shkruan gazetametro.net.
E kur u konstatua se mishi i kapur ishte i prishur dhe duhej asgjësuar, pranë ETC’s u vendos një kamionetë e pastrimit, e cila zakonisht mbledh mbeturina të qytetit. Aty u hodh më shumë se gjysmë toni mish, i cili sipas inspektorëve, kishte rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
Në procesverbalin e siguruar nga gazetametro.net, inspektorët kanë shkruar se duke u bazuar në gjendjen e konstatuar mishi duhet të asgjësohet, në të kundërtën do të merreshin masat.
U bë e ditur, po ashtu, që Inspektorati ka nisur edhe procedurat ligjore ndaj pronarit, duke inicuar kërkesë për nisjen e procedurave kundërvajtëse.
Por stafi i ETC’së që zakonisht shet mish, më 16 shkurt hodhi një sasi të konsiderueshme të tij. Në fotografi shihen punëtorët teksa bartin mishin me karroca të marketit dhe i hedhin në kamionetën e mbeturinave.
Mishi i cili u hodh ishte i destinuar të shitej për konsumatorët e këtij marketi në Mitrovicë, e cila gjë as nuk u mohua e as pohua nga menaxhmenti i kompanisë.
Metro ka biseduar dy herë në telefon me zyrtarët e kësaj kompanie, por të njëjtit nuk janë përgjigjur konkretisht për rastin. Një zyrtare e lartë i tha Metros që do ta drejtojë çështjen tek njerëzit kompetent, ndërkaq një zëvendës menaxhere në Mitrovicë kërkoi edhe pak kohë për të konfirmuar informacionin. Ani pse gjithçka qartësohej me dokumentet zyrtare, Metro priti për aq kohë sa kërkoi zyrtarja e kompanisë, por telefoni heshti.
Ndërkohë, edhe për këtë rast drejtori i Inspektoratit Hysni Ahmeti tha se qëllimi ishte i njëjtë. Sipas tij, urdhri për kontrolle është dhënë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të konsumatorëve.
Ndryshe, në dy artikuj të ndarë Metro raportoi për tërë sasinë e konfiskuar dhe asgjësuar nga shteti, e më pas raportoi më në detaje për kompanitë që iu kishte zënë mishi në frigorifer e ambiente pune.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...