Estrada dalin me drogë në vende publike! Lëndët narkotike konsumohen haptas
Autori: Gazeta inFokus
19:40 | 25 May 2018
Përdorues të mëdhenj të këtyre rrjeteve janë estrada, të cilët përveç se njoftojnë lidhur me të rejat rreth profesionit të tyre, ata ndajnë me fansat diçka edhe nga përditshmëria e tyre, shkruan lajmi.net.
Disa tema që më herët kanë qenë tabu, sot debatohen haptas në publik, e një prej tyre është çështja e konsumimit të lëndëve narkotike.
Disa prej artistëve tanë kanë pranuar publikisht se janë përdorues të këtyre lëndëve, e disa prej tyre janë larguar prej kësaj dukurie apo vetëm e kanë provuar nga një herë.
Stresi
Reperi Stresi është një prej fytyrave publike që ka pranuar se është konsumues i lëndëve narkotike. Ai madje në shumë raste ka publikuar edhe imazhe në të cilat shihet me drogë. Kjo gjë i ka sjellë në shumë raste probleme këtij artisti. Nuk ka shumë kohë që ai u ndalua në polici pikërisht për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike në publik.
Enca Haxhia
Enca Haxhia është një nga artistet shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka ngurruar të dalë haptas duke konsumuar lëndë narkotike. Në rrjete sociale, këngëtarja i ka jo të rralla paraqitjet e tilla, ku shfaqet duke tymosur këto lëndë. Madje, shumë herë ka marrë kritka të rënda nga ndjekësit, duke e konsideruar si shembull të keq.
Noizy
Është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptar, ku çdo këngë e tij bën bujë në publik. E kur jemi tek projektet, reperi i ka kënduar hashashit, duke e titulluar këngën “Hashash me thasë”. Ndërsa, ai përveç se ishte fotografuar duke tymosur, ai kishte bërë një deklaratë lidhur me këto lëndë, ku tha se në një prej koncerteve kanë përgatitur edhe kek hashashi.
Beatrix Ramosaj
Edhe Beatrix Ramosaj nuk ka ngurruar aspak që të shfaqet haptas duke tymosur nga këto lëndë narkotike. Ashtu sikurse Enca, edhe Beatrixi e ka bërë këtë në mes të Amsterdamit, aty ku edhe është i lejuar konsumimi i këtyre lëndëve.
Angjelina Hadërgjonaj
Edhe vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina ka dal publikisht duke konsumuar lëndë narkotike. Këtë veprim, ajo ashtu sikurse dy këngëtaret e lartpërmendura, e ka bërë në Amsterdam. E në një intervistë, Anxhelina kishte lënë të kuptohet se këtë veprim e ka bërë vetëm për ta provuar, pasi nuk është konsumuese e rregullt e tij.
Era Istrefi
Këngëtarja Era Istrefi në këngën “Bon Bon” kishte përmendur drogën, ndërsa në një postim që bëri në rrjete sociale shihej duke lexuar një libër për marihuanën. Në atë libër tregohej se kohë më parë njerëzit që konsumonin këtë lëndë narkotike dënoheshin me 10 vite burg. Ndërsa, mbishkrimi i Erës ka qenë “Falënderoj Zotin që jetoj në këtë epokë”. Duke lënë në pikëpyetje çështjen nëse është konsumuese e kësaj lënde narkotike apo jo.
Dafina Zeqiri
Edhe Dafina Zeqiri përmes rrjeteve sociale ka treguar haptas se është përdoruese e këtyre lëndëve narkotike. Mbishkrimi që i kishte lënë ka qenë i tillë që këtë gjë e bën për t’u ‘relaksuar’ pasi t’i përfundojë punët në muzikë.
Cozman
Edhe Cozman është një ndër reperët që është përfolur shumë për konsumim hashashi, madje është thënë se ai dhe ish e dashura e tij, Tuna, ishin arrestuar pasi janë kapur me këtë lëndë narkotike, por që ishte liruar, vetëm se iu shqyrtua lënda “detyrim për paraqitje”, pasi e kishte pranuar se është përdorues i kësaj lënde.
Buta
Buta është një nga reperët që ka dalë haptas duke konsmuar hashash. Në një prej klipeve të tij, ai nuk ka ngurruar aspak të shfaqet duke tymosur. Por, edhe përmes rrjeteve sociale, ai në disa raste përmend këtë lëndë.
Getinjo
Një nga reperët që ka deklaruar haptas se në të kaluarën ka përdorur lëndët narkotike është Getinjo. Ai ka rrëfyer në shumë paraqitje të tij, që tashmë atë histori e ka lënë në të kaluarën.
Luana Vjollca
Moderatorja Luana Vjollca pati bërë bujë në rrjete sociale me anë të një fotografie ku u shfaq duke tymosur lëndë narkotike. Ajo kishte treguar me anë të mbishkrimit që i la fotografisë në rrjete sociale se vetëm ka provuar nga këto lëndë, por nuk është se i konsumon ato. Ashtu sikurse për të tjerët artistë, edhe në adresë të moderatores kishin arritur kritika të mëdha lidhur me këtë veprim.
Pra, dukuria e përdorimit të lëndëve narkotike në publik nuk është se i frikëson disa prej artistëve tanë. Një pjesë e tyre kanë konsumuar ata në vendin ku lejohe me ligj, e disa kanë publikuar imazhe me të kanë treguar se e provuan këtë gjë. Por, ka edhe atë atillë që kanë deklaruar se janë larguar nga kjo dukuri.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...











































