Lajme

Eskalon situata në Kuvendin Komunal të Podujevës, asamblisti i LDK-së e lagë me ujë drejtorin Fetahu

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 20 May 2022

Në kuvendin komunal të Podujevës, gjatë mbledhjes së sotme ndodhi një veprim aspak i hjeshëm.

Siatuata eskaloi kur Asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani i LDK-së i përplasi ujin fytyrës drejtorit të Arsimit Naim Fetahu.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë Naim Fetahu ka qenë duke folur për konkurset dhe situatën e stafin e arsimit nëpër shkolla. Por pasi që atij i ndërpritej fjalimi, Fetahu nisi të flas edhe për disa prapaskena se si kanë ndodhur mes zyrtarëve të LDK-së, në kohën kur edhe vet kishte qenë e LDK-së.

-Advertisement-

Fetahu tregoi se si Rrahmani i kishte kërkuar LDK që ta fusnin në listën për asamblist në të kundërtën del në Vetëvendosje.

E kjo nuk i pëlqeu aspak asamblistit Rrahmani i cili edhe i përplasi ujin fytyrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera