Lajme

Eskalon Milaim Zeka: Prapë paska hanger m*t Visar Korenica

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 17 June 2021

Visar Korenica në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka publikuar emrat e rreth 30 të punësuarve në RTK-së, të cilët sipas tij kanë lidhje familjare me ish-zyrtarë të partive politike.

Në mesin e këtyre emrave ka përmendur edhe emrin e gazetarit Milaim Zeka, gruan e tij dhe baxhanakun.

Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së tij duke e quajtur taliban të VV-së, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Prap paska hanger mut Visar Korenica!

Ky eshte deputet i sektit te VV-se. Kohe me pare pati bere thirrje per zhduken e Izraelit. Dje paska fole per RTK-ne. Dhirjen e tij gojore, paska permendur emrin tim, dhe te baxhanakut tim. Madje, edhe te gruas time.

Po i them ketij talibanit te VV-se, se 40 vite pune i kam ne gazetari. Aq sa ke qime ne ftyen tende te paftyre, aq emisione televizive kam bere neper gjitha televizionet e botes. Gruaja ime 25 vite gazetari. Dy magjistratura nderkombetare, kurre ne pune te shtetit s’ka mujte me hi, sepse burri i saj nuk ashte legen sikur ti, qe secili qe qohet nga VV-ja, i fshin qyrrat mbi ty”, ka shkruar ai.

Nder të tjera Milaim Zeka ka thënë se Korenica i është vërsulur familjes së tij, sikurse Tito e Millosheviqi dikur. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera