Lajme

Eskalon Kryetari i Vushtrrisë, Xhaver Tahiri: Fotografon dhe denoncon me “ky është krim”

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 08 April 2020

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka denoncuar disa qytetarë të pandërgjegjshëm që si duket i kanë vënë zjarrin disa pyjeve të kësaj qyteze. 

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa fotografi nga vendet e ngjarjes, e ku duken tymëra masive që po digjnin kodrinat piktoreske, shkruan Periskopi.

Z.Tahiri ka treguar se komuna të cilën e drejton nuk posedon as helikopter, dhe si pasojë e kësaj është e pamundur fizikisht që me mjetet në dispozicion të bëhet ndërhyrja në disa zona të caktuara.

-Advertisement-

Ndezja e pyjeve dhe arave është një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë e cila po përsëritet në shumë komuna të ndryshme, edhe pse nuk dihen arsyet prapa këtyre veprimeve.

Ky është krim

Ndezja me qëllim e pyllit në disa zona si Skoqen e Gumnishtë është krim i rëndë! Tani kur krejt kapacitetet i kemi fokusuar tek luftimi i pandemisë Coronavirus, ka njerëz të pandergjegjshëm e lirisht mund të themi kriminiel ordiener që ndezin me qëllim pyllin. Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në terren, por ndërhyrja në disa zona është e pamundur fizikisht me mjetet që zjarrefikesit i kan në dispozicion. Helikopter 🚁 nuk kemi.
Ju lutem, ju qe keni njohuri per keta keqberes, lajmeroni organet e rendit. Boll ma!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera