Sport

Është zyrtare! Mario Balotelli pjesë e Brescia

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 19 August 2019

Është zyrtare, futbollisti italian Mario Balotelli bëhet pjesë e ekipit të Brescia.

Lajmi u dha nga ekipi bardhë e blu në një komunikatë, ndërkohë që prezantimi i tij do të bëhet pasditen e së hënës në 16.45 në selinë e Brescia në rrugën Ferramola.

“Më në fund kthehem në qytetin tim. Brescia po vi”, shkroi Balotelli në Instagram.

-Advertisement-

Misioni i 29-vjeçarit është të fuqizojë Brescian por edhe veten.

“Mario kthehet në shtëpi”, lajmëroi ekipi i Brescia, në komunikatën zyrtare.

Rikthimi në Itali pas largimit nga Marseja është pritur me entuziazëm nga Mario, i cili shtë mjaft i lidhur me Brescian, qytetin ku u rrit qysh fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera