“Është punë jona ku e vendosim ushtrinë”, Vuçiqi i çuditshëm gjatë konferencës me shefin e NATO-së

Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 21 November 2023
Për të qenë të saktë, vetëm serbët janë sulmuar që nga viti 2001 dhe sidomos kur Kurti ka qenë në pushtet”, ka deklaruar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.
Shefi i NATO-së ka thënë se vendosja e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon asgjë. Ndërsa, presidenti serb i është përgjigjur se “ku e vendosim ushtrinë tonë është punë e jona”.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një konferencë për media.
Vuçiq ka thënë se ushtria serbe nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj.
Ndërsa, Stoltenbergu gjatë konferencës ka thënë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova është çelës i normalizimit të marrëdhënieve.
“Mezi pres forcimin e bashkëpunimit, Vuçiq dhe unë diskutuam tensionet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë sigurinë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. NATO është e gatshme të ruajë paqen. Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë midis ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Unë llogaris në të gjitha palët për të ulur tensionet. Unë mbështes formimin e Asociacionit, ky do të ishte çelësi i normalizimit”, u shpreh Stoltenberg.
Kujtojmë se Vuçiq i është ankuar shefit të NATO-s se që prej vitit 2001 vetëm serbët në Kosovë janë sulmuar, duke deklaruar se sulmet ndaj tyre janë shtuar sidomos pas ardhjes së Kurtit në pushtet.
“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysmë dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm për ne, me shpresën se do të kemi siguri në Kosovë.M. Serbët janë kërcënuar dhe sulmuar, shqiptarët asnjëherë nuk janë sulmuar. Për të qenë të saktë, vetëm serbët janë sulmuar që nga viti 2001 dhe sidomos kur Kurti ka qenë në pushtet”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka thënë se Serbia ka pikëpamje tjetër për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.
“E di se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën dhe Zveçanin, më duhet të them se ne kemi një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”, ka thënë Vuçiq.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haziri: Më 19 nëntor ka nisur rikthimi i madh i LDK-së, për t’i dhënë besë dhe shpresë Kosovës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas pë...
-
Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork
Edit Shkreli, një shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të p...
-
Erdogan: Një botë më e drejtë është e mundur, por jo me SHBA-në sepse qëndron me Izraelin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha në një fjalim të shtunën se n...
-
Daut Haradinaj reagon për protestën e Njësisë Speciale: Vepro Kryeministër!
Daut Haradinaj ka reaguar pas protestës së sotme të Njësisë Speciale të Polic...
-
Gjykata e Ferizajt i cakton Gëzim Çelës masën e paraburgimit
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj...
-
“Seniorët” që s’iu mbijetuan ndryshimeve të Abdixhikut, kush u largua e kush janë të rinjtë në Kryesi
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë që ...
-
Zuckerberg ia vë syrin jahtit 300 milionë euro me hangar helikopteri në brendësi
Mark Zuckerber ka mohuar më herët raportimet se ishte pronar i një jahti 150 ...
-
LDK zgjodhi Kryesinë, ish-deputeti: LDK është e Llapit dhe Llapi do ti kthehet LDK-së
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, përmes një postimi...
-
Gazetarja e njohur shqiptare zbulon një detaj qe e bëri të dyshuar se Naimi ishtë i përfshirë
Gazetarja r njohur shqiptare, Klodiana Lala është shprehur se vrasja e Lirido...
-
Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit të miratojë shitjen e predhave për tanket izraelite
Administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e...
-
Daut Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Rama: Do të mbështesim Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Kosova ka fituar të drejtën t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, ...