Lajme

“Është një nder i madh të jem këtu!” Trump dhe Papa Françesku shtrëngojnë duart

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 May 2017

“Është një nder i madh të jem këtu!”

Këto ishin fjalët e para të Presidentit amerikan Donald Trump sapo shtrëngoi duart me Papa Françeskun.

Dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë janë takuar këtë mëngjes për herë të parë, pas një serie deklaratave kontradiktore që i kanë parë në të kaluarën si protagonistë.

-Advertisement-

Donald Trump dhe Papa shkëmbyen një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe Ati i Shenjtë përshëndeti përzemërsisht edhe Zonjën e Parë, Melania Trump, e cila ishte veshur me të zeza dhe me një dantelle që i mbulonte kokën, në respekt të plotë të indikacioneve tradicionale për seancat dhe takimet zyrtare me Papën.

Numri një i Amerikës hyri në Pallatin Apostolik, ku po mbahet edhe takimi i shumëpritur me Atin e Shenjtë, raporton “La Republica”.

Takimi është pjesë e udhëtimit të tij të parë  presidencial i cili është planifikuar të zgjasë 9-ditë.

Trump dhe Papa pritet të bisedojnë për më shumë se një orë. Kjo mund të japë imazhe të fuqishme për votuesit katolikë në Shtetet e Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera