Është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në BE, thotë Gërvalla

Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 09 December 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz para deputetëve në Kuvend ka thënë se është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo u shpreh se ka pasur një strategji të qartë të lobimit për hyrje në Këshillin e Evropës.
“Po, është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po, ka pasur një strategji të qartë të lobimit për hyrje në Këshillin e Evropës para dorëzimit të kërkesës, po, Kosova ka bërë një progres të dukshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, u shpreh ajo.
Tutje, ministrja tha se Kosova ka kaluar disa nga fazat e domosdoshme për të kaluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Kosova ka kaluar disa nga fazat e domosdoshme për të kaluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ka strategji shumë të qartë edhe rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tanë, si në BE ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara rreth aspiratave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jo vetëm që ka koordinim, por ka edhe mbështetje të fuqishme për aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh tutje Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, për çështjen e aplikimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, tha se procesi nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës, por fillon një fazë shumë e rëndësishme në të cilën Kosova, si një prej 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, shpreh edhe formalisht aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në BE.
“Nuk ka alternativë tjetër ndaj kërkesës formale për t’u anëtarësuar në BE dhe për të filluar procedurat nëpër të cilat kanë kaluar edhe të gjitha shtetet tona fqinje deri në atë që do të jetë finalja anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministrja e Jashtme.
Ajo shtoi se askush në Qeverinë e Republikës nuk është naiv të mos i dijë sfidat që janë përpara.
“Të gjithë e dimë që ka skepticizëm dhe shtete jo-njohëse dhe sa më shumë që i rrit provokimet dhe tensionet Serbia, aq më shumë frikësohen disa nga shtetet e Bashkimit Evropian me atë mënyrën e tyre që thonë se ‘shikoni merruni pak vesh mes vete sepse rendi dhe ligji janë njëra anë, por nuk duan konflikte’”.
“Por të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi përpara, natyrisht që zgjidhja është se nuk mund të stepemi, të dorëzohemi para krimit, para tensioneve, para shantazheve. Lëvizja e radhës duhet të jetë në mënyre shumë progresive, jo vetëm të dorëzojmë kërkesën por të jemi të përgatitur për të prezantuar jo vetëm kërkesën tonë por edhe për të treguar vizionin tonë për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar më në fund”, u shpreh ministrja Gërvalla

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...