Shëndetësi

Është konstatuar: Kjo është pija më e mirë për zbutjen e kollës!

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 26 February 2021

A ka ndonjë gjë më të keqe se kolla e mërzitshme dhe e pandalshme?

Pavarësisht nëse është e thatë apo kolliteni me sekrecione, duhet të pranoni që ajo e rraskapit trupin.Veç kësaj, pamundëson gjumë cilësor, shkakton inflamacion të muskujve të gjoksit dhe të barkut, inflamacion dhe gërvishtje fyti dhe probleme të tjera të ngjashme.

Disa këshilla i kemi provuar për herë të parë, ndërsa disave vetëm u kemi provuar efektin, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Kolla luan një rol në pastrimin e irrituesve dhe infeksioneve nga trupi, por kollitja e vazhdueshme mund të jetë e bezdisshme.

Shpesh për qetësimin e kollës përdorim çajra të ndryshëm me bimë të cilat qetësojnë rrugët e frymëmarrjes. Jo të gjithë e shijojnë apo pëlqejnë një gotë çaj me bimë të ndryshme!

Sipas një studimi kakao është pija perfekte për qetësimin e kollës, dhe ky studim është i bazuar në fakte.

Teobromina është përbërësi, i cili gjendet në një kokërr kakao në masën 2% dhe ka efektin e qetësimit.

Një studim britanik, i drejtuar nga Alyn Morice, drejtoreshë e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën.

Ata morën në studim 13 pacientë dhe rezultati ishte qetësimi i kollës me 33%!

Në studimin tjetër, i përgatitur nga Instituti Nacional për zemër dhe mushkëri, është bërë e ditur se teobromina bllokon ndikimin e sensorëve në tru që nxitin kollën. Bllokimi i nervit të tillë parandalon refleksin e kollës. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera