Lajme

Është koha që dora e shtetit të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 06 July 2020

Sekretari gjeneral në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është koha që dora e shtetit të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, stabilitetit social dhe në funksion të proceseve përshpejtuese integruese.

Ai ka deklaruar se emërues i përbashkët i të gjitha problemeve në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se deputetët e kësaj legjislature duhet të jenë më seriozë dhe mos ta rëndojnë jetën e qytetarëve dhe punëtorëve të sektorit privat.

-Advertisement-

Në këtë intervistë, Gërxhaliu ka folur edhe për idenë e krijimit të një komisioni hetimor për procesin e privatizimit, duke theksuar se kjo ide nuk duhet të përdoret vetëm popullizëm, por duhet të ketë një analizë të mirëfilltë

“Epoka e re”: Z. Gërxhaliu, si i shihni rrethanat politike dhe çfarë konsekuencash mund të kenë ato nëfushën e ekonomisë?

Gërxhaliu: Në radhë të parë efektet e pandemisë do të jenë të pranishme në Kosovë, mirëpo vendi do të goditet në akseptin ekonomik dhe social. E gjithë këtë e rëndon edhe më tepër mosserioziteti politik në Kosovë. Kjo po na dëmton në aspektin intern dhe ekstern. Në aspektin intern politikanët e kanë shndërruar parlamentin në shou, ku shumë më tepër mbrohen interesat politike dhe të grupeve të interesit sesa të shtetit, që po ndikojnë edhe në aspektin psikologjik te qytetarët. Në aspektin ekstern Kosova është duke e humbur kredibilitetin dhe mbështetjenndërkombëtare. Kjo po dekurajon mbështetësit e pavarësisë së Kosovës duke ndikuar dhe në aspektin e investimeve të huaja direkte, si dhe ikjen e diasporësnga Kosova. Besoj se është momenti që lidershipi ynë të tregojë pjekuri politike, gjithashtu edhe deputetët të jenë në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të imazhit. Nëse vazhdohet kështu, mund të themi se Kosova është më keq sesa para vitit 2008 dhe për këtë nuk duhet fajësuar qytetarët, por politikbërësit të cilët nuk e marrin këtë punë me seriozitet.

“Epoka e re”: Dhe si qëndron Kosova në këto dy aspekte?

Gërxhaliu: Kosova ka hyrë në vitin 2020 pa qeveri dhe në mars është miratuar buxheti dhe kishte vështirësi, sepse ishte buxhet pa rezerva shtetërore. E kur krejt kësaj i shtohet fakti se është goditur nga koronavorusi, kemi një fenomen mjaft shqetësues, i cili duhet të analizohet në tre indikatorë: të hyrat në ATK, Doganë dhe tkurrja e remintancave nga jashtë. Po ashtu, kemi dhe mosseriozitet institucional në parlament. Shumë marrëveshje nuk janë ratifikuar dhe nuk janë aprovuar ndihma nga institucionet kredibile financiare ndërkombëtare. Kjo dëshmon më së miri sejemi në një rrugë mjaft të vështirë. Po të bëhet një vështirim krahasues, vendet e rajonit kanë bërë shumë hapa para nesh në mbështetje të sektorit privat dhe stabilitetit social, kurse ne akoma jemi në fazën e parë kur diskutohet për pakon emergjente për punëtorët e sektorit privat. Ndihma prej 170 eurosh për punëtorët e sektorit privat është dhënë vetëm për një muaj, e kjo dëshmon më së miri se në çfarë situate të rëndë është Kosova. Maqedonia është duke e përmbushur strategjinë e katërt, po ashtu edhe Serbia strategjinë e katërt, gjithashtu Bosnja dhe Mali i Zi kanë bërë hapa më të avancuar. Prandaj ne ende jemi në momentumin e parë dhe kemi 250 000 qytetarë të sektorit privat që janë pa paga të cilët vetëm pjesërisht janë paguar.Kemi 25 000 familje me më tepër se 100 000 anëtarëqë jetojnë në varfëri të skajshme me vetëm 0.83 centë në ditë. A nuk është kjo një bombë e kurdisur që mund të keqpërdoret dhe shfrytëzohet nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare që janë në Kosovë, jo për të mirën tonë, por për ta dëmtuar Kosovën. Andaj, fatin e Kosovës duhet ta marrin në dorë institucionet e Kosovës. Është koha kur dora e shtetit duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, stabilitetit social dhe në funksion të proceseve përshpejtuese integruese, mbi të gjitha në të përmirësimit të imazhit të shtetit.

“Epoka e re”: Është paralajmëruar rënie ekonomike, konform kësaj u paralajmërua edhe për ulje pagash për punëtorët e sektorit publik?

Gërxhaliu: Duhet të analizohen mundësitë të cilat dotë ndikonin në stabilitetin dhe qëndrueshmërinësociale. E para duhet të jetë dora e zgjatur e shtetit qëduhet gjetur mekanizma, në rast se nuk ka buxhet atëherë duhet të mendohet që të rritet borxhi publik. E dini se për momentin Kosova ka 19 për qind të GDP-së, që është 1 miliard e 370 milionë euro, që me ligj ka të drejtë të ketë borxhe deri në 40 për qind të GDP-së. Vendet e rajonit kanë borxhe 60 apo 80 për qind varësisht nga situata, prandaj kjo duhet të ketë alternativë dhe për këtë alternativë duhet të bëhet votim në parlament dhe të ketë mbështetje nga deputetët por,si duket, është shndërruar në mision të pamundur. E dyta, duhet të shfrytëzohen mjetet nga partnerëtndërkombëtarë. Dhe, e treta, pse jo të ulen edhe pagat në sektorin publik dhe të krijohet një harmonizim me sektorin privat, pasi bartës i zhvillimit ekonomik nuk është administrata, por sektori privat. Pra, është momenti që për sektorin privat të bëhet më tepër dhe në këtë drejtim duhet të merret modeli qoftë i Sllovenisë apo vendeve skandinave që për taminimizuar krizën sociale, e kanë bërë një lojë të tillë ose metodë të uljes së pagave që pastaj, pas rimëkëmbjes ekonomike, ato paga të kthehen siç kanë qenë. Duhet të marrim modele nga praktikat më të mira.

“Epoka e re”: Mosratifikimi i marrëveshjevendërkombëtare po bëhet në sajë të ndonjë analize apo çështje inatesh politike?

Gërxhaliu: Në Kuvendin e Kosovës nuk flitet më për analiza, por ka më tepër lojë dhe garë se kush në çfarëforme do ta ofendojë njëri-tjetrin dhe kush ka më shumë mundësi për të shantazhuar. Në parlament ka intelektualë që mund ta japin kontributin e tyre në zhvillimin e shtetit. Ky mosratifikim duhet tëanalizohet në shumë dimensione dhe çdo dimension i trajtuar ka efekte enorme negative. S’mund të ndërtohet ardhmëria e Kosovës duke tentuar të hijezohet e kaluara.

“Epoka e re”: Si e keni parë idenë për rishikim të procesit të privatizimit në Kosovë?

Gërxhaliu: Emërues i përbashkët i të gjitha problemeve në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit. Nuk duhet të ketë ide që shumë më tepër e hamendësojnë opinionin sesa i zgjidhin problemet.Para rishikimit të çdo procesi duhet të kemi së pari identifikim të shkaktarëve të dëmit. Privatizimi në Kosovë ka qenë proces kancerogjen dhe i ka shërbyermë shumë politikës dhe grupeve të caktuara sesa ekonomisë, pra rritjes së punësimit, mirëqenies dhe bilancit të pagesave. Në këtë drejtim sa më tepër që bëhet një vlerësim i tillë do të jetë në funksion të ardhmërisë, por do të jetë shumë vështirë sepse ka kaluar kohë e gjatë. Besoj se shumë më tepër janë duke u përdorur tema për popullizëm sesa për të bërë një zgjidhje të tillë, mirëpo prapë po them, nëse mendohet të ketë transparencë, atëherë duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit. Shihni se çfarë ka ndodhur me ndërmarrjet që kanë qenë të privatizuara me spin-off special, cilat kanë qenë premtimet e tyre dhe si është e mundur që askush të mos japë përgjegjësi që ato ndërmarrje jo vetëm që e kanë ndërruar destinimin, por janë në funksion të ndërtimit dhe përfitimeve. Në vlugun e procesit të privatizimit Kosova ka qenëeksportuesja më e madhe e mbeturinave metalike. Sotkemi raste që makinat prodhuese nga Kosova i gjeni në Maqedoni, në Turqi, në Serbi dhe në vendet e rajonit. Ato janë të eksportuara si mbeturina metalike dhe a ka dëm më të madh sesa nga ky proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera