Është hedhur poshtë padia e Martin Berishajt kundër gazetarit slloven për shpifje
Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 13 January 2023
Kur gazetari i TV Planet në Slloveni, Vitomir Petroviç, shkroi për përfshirjen e Martin Berishajt në shpëlarje parash, ambasadori i Kosovës në Kroaci e paditi për shpifje në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës.
Por, në një përgjigje për Albanian Post, Gjykata e Qarkut në Slloveni ka treguar se gazetari nuk është dënuar dhe rasti ka “përfunduar pa efekt juridik”.
Kjo nënkupton se shkrimet për Berishajn gjykata nuk i ka cilësuar si shpifje.
Anja Slak, nga Shërbimi për administrimin gjyqësor nga kjo gjykatë, në një përgjigje me shkrim për AP-në, ka treguar detajet e lëndës.
“Në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë kemi marrë pyetjen tuaj gazetareske lidhur me lëndën II K 45570/2022. I pandehuri në këtë rast është Vitomir Petroviç, për vepër penale kundër nderit dhe emrit të mirë. Çështja mbyllet pa efekt juridik”, thuhet në përgjigjen e shkurtër nga Slak.
Sipas ekspertëve të drejtësisë me të cilët ka biseduar Albanian Post, kjo nënkupton se Gjykata nuk i ka cilësuar shpifje shkrimet e TV Planet për përfshirjen e Berishajt në shpëlarje parash.
Avokati Arianit Koci ka sqaruar shkurtimisht se cfarë kuptohet saktësisht me “çështja përfundon pa efekt juridik”.
“Përkundër se ligjet në Kosovë dhe Slloveni dallojnë, megjithatë kjo nënkupton se padia është hedhur poshtë. Pse mund të hidhet poshtë mund të ketë shumë arsyeje; nga ato administrative e të tjera, por e rëndësishme është të sqarohet se kur hidhet poshtë nënkupton se nuk ka të dënuar për këtë rast”, thotë Koci.
Edhe avokatja Edona Sina përafërsisht bën të njëjtin sqarim se cfarë nënkuptohet me mbyllje të çështjes “pa efekt juridik”.
“Përderisa nuk kemi qasje të plotë në të gjitha shkresat e lëndës si dhe për shkak të dallimeve të legjislacionit slloven dhe atij kosovar nuk mund të nxjerrim konkluzion të saktë, megjithatë parimisht në procedurë penale çështja mund të mbyllet pa efekt juridik kur nuk ka objekt të çështjes, d.m.th nuk ka objekt në procedurë që mund të atakohet nga palët”, sqaron Sina
Në shkrimin që Berishaj tregonte se ka paditur gazetarin, ai nuk kishte sqaruar saktësisht se për cilën pjesë të shkrimit po e padiste.
“Nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës”, shkruante ambasadori në Facebook.
Në artikullin e TV Planet thuhej se Martin Berishaj kishte kompani në Mal të Zi me emrin MB Consulting dhe paguhej si konsulentë nga kompania e energjisë elektrike GEN-I dega në Beograd.
Më vonë, do pranohej nga vetë Berishaj se është e vërtetë që ka kompani me këtë emër dhe gjithashtu është e vërtetë se u pagua nga GEN-I dega në Beograd.
Berishaj edhe gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar kishte përsëritur se e ka paditur gazetarin dhe gjithashtu kishte komentuar mbi prejardhjen e tij, duke lënë të nënkuptohej se gazetari kishte motive të caktuara pse shkruante për Berishajn.
““Unë nuk jam marrë me atë se i biri i kujt është që e ka shkruar atë tekst. Është një djalë që e ka mbiemrin Petroviç. Baba i ka punuar diku tjetër, një shërbim të dikujt tjetër, po s’ka lidhje”, pati thënë Berishaj.
Por, ambasadori asnjëherë nuk tregoi se tashmë gjykata e ka mbyllur rastin dhe “djali” që “baba i ka punuar për një shërbim” nuk është dënuar për shpifje.
Meqë krejtësisht e mbyllur, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka treguar se a janë në dijeni të këtij vendimi nga gjykata sllovene.
Njëjtë, as nga Presidenca e Kosovës nuk është dhënë ndonjë informacion nëse kanë marrë vendimin e drejtësisë sllovene dhe a ndryshon ky vendim qasjen e tyre në raport me ambasadorin e përfshirë në skandal.
Në ndërkohë, shkrimet në mediat sllovene po vazhdojnë.
Tashmë, veç marrjes së parave dhe kompanisë në Mal të Zi, Berishaj po dyshohet se një pjesë të parave të marra në Beograd nga GEN-I i ka sjellur edhe në Kosovë.
Ato para të Berishajt financuan fushatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo thonë informatat e para në mediat sllovene.
Për shumë kë, këto para të dhëna sqarojnë edhe mbrojtjen e madhe që politika i ka bërë Berishajt.
Në anën tjetër, në Kosovë Berishaj akuzohet nga Prokuroria Themelore për “mos-deklarim të pasurisë apo deklarim të rrejshëm të pasurisë” dhe nga Prokuroria Speciale për “shpëlarje parash”.
Ekziston po ashtu edhe një kallëzim penal për Berishajn i cili dyshohet se ka bërë evazion fiskal dhe nuk ka paguar taksa në vlerë rreth 0 mijë euro.
Përkundër këtij skandali me përmasa rajonale, Berishaj ka mbetur i paprekur në pozitën e tij.
Ai vazhdon të jetë përfaqësuesi i Kosovës në shtetin mik të Kroacisë.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...