Sport

Është gjithmonë Cristiano Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 12 April 2018

Një nga ndeshjet më të paparashikueshme, në historinë e Ligës së Kampionëve, ishte ajo ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit, shkruan infokusi.

Njeriu kryesor edhe këtë herë doli të jetë Cristiano Ronaldo i cili ekzekutoi penaltin në mënyrë të përkryer duke mos i dhënë as mundësin më të vogël për ta pritur goditjen e tij portierit të Juventusit.

Kjo nuk ishte ndonjë befasi për Ronaldon pasi në mendjen e tij ishte vetëm fitorja ndaj Juventusit. Zhvilloheshin minutat e fundit të takimit kur Reali fitoi një penalti, kur pas kësaj situata në fushë doli jashtë kontrollit pas protestave të skuadrës së Juventusit ndaj gjyqtarit kryesor të takimit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ja kur do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

Mirëpo e tërë kjo u menagjua në mënyrë të përsosur nga Cristiano i cili e mbajti gjakftohtësin dhe shënoi golin i cili i dërgoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në fund të këtij takimi dramatik Ronalo u shpreh:

“Ne kemi vuajtur, por kjo na ndihmon për të mësuar  në ndeshjet e radhës,” u tha ai gazetarëve.

“Në futboll, asgjë nuk dihet, ju duhet të luftoni deri në fund.  E dija se ishte penalti vendimtare dhe përgjegjësi e mdhe, por unë u qetësova dhe shënova golin e kualifikimit.” ka thënë shpëtimtari i Realit, Cristiano Ronaldo. /infokusi,com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera