Lajme

Është e rrezikshme t’i thuash jo drejtësisë ndërkombëtare, thotë O’Connell

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 09 January 2018

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë që për një shtet si Kosova është shumë e rrezikshme t’i thotë jo bashkësisë ndërkombëtare.

O’Connell, rreth arsyes përse për Kosovën është bërë një Gjykatë Speciale, ka thënë që nga bashkësia ndërkombëtare ka pasur mosbesim që Kosova do t’i merr me seriozitet rastet me akuza të rënda.

Ambasadori i Britanisë gjithashtu foli për atë nëse bashkësia ndërkombëtare ka premtuar ndonjë përkrahje për Kosovën në këmbim të formimit të Speciales.

-Advertisement-

“Është përmendur UNESCO. Kosova nuk ka dështuar së anëtarësuari në UNESCO për shkak të mospërkrahjes sonë, sepse përkrahjen tonë e ka pasur”.

“Por, kanë qenë dy ligjet që nuk janë respektuar e për këtë Kosova dështoi në UNESCO”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera