Lajme

“Është e pashmangshme”, Arben Vitia paralajmëron valë të re të pandemisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 14 July 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë është deklaruar për media.

Vitia ka folur edhe për gjendjen me pandeminë COVID-19, me çrast ka thënë se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme për vendin.

Ai ka thënë se variant Delta po dominon tashmë në shumë shtete dhe se ky variant mund të dominojë edhe në Kosovë.

-Advertisement-

“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne. Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti dhe çfarëdo masa mund të ngadalësohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka vaksina të certifikuara dhe ato janë të sigurta.

“Lajmi i mirë është nga shtetet që kanë kryer me sukses vaksinimin dhe tregon se të gjithë ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Delta. Vaksinohuni kundër COVID-19. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka vaksina të aprovuara nga EMA, vaksinat janë të sigurta. Ta shfrytëzojmë rastin që vjeshta të na gjejë më të qetë”, ka shtuar ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera