Lajme

“Është dobësuar pozita negociuese e Serbisë dhe e Vuçiqit”, thotë analisti serb

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 17 November 2022

Analisti politik Dushan Janjiq ka deklaruar se kthimi i paparalajmëruar i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, tregon se pozita negociuese e Serbisë dhe e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është dobësuar, raporton agjencia serbe Beta.

Ai ka thënë se Vuçiqi ka vendosur ta kthejë Listën Serbe në institucione të Kosovës në mënyrë që të shtyjë zgjedhjet e planifikuara në veri të Kosovës për 18 dhjetor.

“Vuçiqi e kuptoi se lëvizjet e tij në dhjetë ditët e fundit, si largimi nga institucionet e Kosovës dhe ngritja e tensioneve me historitë e dronëve, nuk dhanë fryt. Ai në bisedime me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, pranoi të kthejë serbët në institucione të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar të shtyhen zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për riregjistrim të automjeteve”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera