Sport

Është arritur marrëveshja “bombastike”

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 01 August 2018

Është arritur marrëveshja “bombastike” e afatit të verës. Skuadra e Milanit ka siguruar transferimin e dy lojtarëve të Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara.

Sipas gazetarëve italian (Fabrizio Romao dhe Gianluca Di Marzio), marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit është arritur me sukses.

Kampioni i Serie A-s, do ta sigurojë kthimin e Leonardo Bonuccit, por do t’i largojë dy yje, Higuain dhe Caldara, të cilët do ta veshin fanellën kuqezi!

-Advertisement-

Kujtojmë që gjatë këtij afati, Juventusi bëri dy goditje të mëdha, transferimi i Emre Can dhe Cristiano Ronaldo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera