Lajme

Escobari nisi takimet në Kosovë për çështjen e dinarit, i shkon në zyre presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 13 Mars 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, transmeton Gazeta Metro.

Takimi është duke u mbajtur në Presidencë dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.

Ndërkaq është bërë e ditur se Escobar, pas Osmanit do të zhvilloj takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër.

-Advertisement-

Emisari amerikan tha të martën se gjatë vizitës në Prishtinë, do t’i ketë në fokus “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ta ndaluar dinarin, si dhe për transferet prej Serbisë për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre”.

Banka Qendrore e Kosovës e filloi zbatimin e një rregulloreje të re nga 1 shkurti, e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret për pagesa me para të gatshme, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Escobar, gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë në Bruksel të martën, e quajti “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve kosovare për të zbatuar këtë rregullore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy