Escobar vizatoi marrëveshjen Kosovë- Serbi që duhet të arrihet brenda javësh, topi tash te Kurti e Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 20 October 2022
Ndërkombëtarët presin që brenda javësh të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar qëndroi në Prishtinë gjatë së mërkurës, ndërsa foli më hapur se kurrë për këtë marrëveshje, përmbajtja thelbësore e së cilës duket se është përgatitur tashmë.
Vizitat e Escobarit në Presidencë e më pas në Kryeministri dje në mëngjes u përcollën me interesim të madh nga gazetarët, para të cilëve diplomati amerikan foli veç dy minuta. Më pas, në një intervistë për Kanal 10, konfirmoi ekzistimin e propozimit franko-gjerman, ndërsa bëri të ditur se po presin që Kosova e Serbia ta marrin seriozisht atë dhe të përgjigjen pozitivisht. Siç tha Escobar, bëhet fjalë për “një marrëveshje për rrugën përpara”, për të cilën tha se kishte dëgjuar nga kolegët europianë se duhet të arrihet brenda javësh, shkruan Gazeta Express.
“Prandaj, përtej kësaj, u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke pasur parasysh kontekstin e asaj që po ndodh, të gjithë duhet të ngrihen dhe të marrin përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon. Ne do të donim ta shihnim Kosovën që të rreshtohet më shumë sa i përket çështjeve të stabilitetit rajonal dhe kjo është mënyra se si mund ta bëjnë”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq e kanë marrë propozimin e Francës dhe Gjermanisë për këtë marrëveshje. Escobar tha mbrëmë se SHBA-ja e mbështet këtë propozim dhe i porositi Kosovën dhe Serbinë që ta marrin seriozisht atë.
“Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike”, ka thënë Escobar.
Vuçiq kishte folur më në detaje për këtë propozim, duke thënë se propozimi franko-gjerman përmban anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.
Për këtë, Escobar u kujdes të theksonte se SHBA-ja e ka përkrahur gjithmonë njohjen e Kosovës si shtet, duke thënë se “do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat e tjera europiane”.
Ndonëse ky propozim nuk përmban njohjen reciproke, Escobar tha se ajo “do të ndodhë”.
“Çështja është koha se kur do të ndodhë. Por, ajo që është më e rëndësishme për Kosovën është që të nisë një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euroatlantike, duke përfshirë edhe njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së”, ka thënë ai.
Escobar gjithashtu tregoi se kanë kërkuar që Kosova të shtyjë për dhjetë muaj afatin për riregjistrimin në RKS të automjeteve që mbajnë targa që lëshohen nga Serbia.
Kryeministri Kurti ishte pyetur rreth propozimit franko-gjerman në një konferencë të përbashkët me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog më 12 tetor, pasi e kishte pranuar Raportin e Komisionit Europian për vendin për vitin 2022.
“Ka diskutime, ka opsione, ka teste e sprova, por nuk mund të them që ka diçka të ngurtësuar që do ta prezantonim në formë përfundimtare”, kishte thënë Kurti.
Paraprakisht, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte zhvilluar biseda të ndara telefonike me të dhe Vuçiqin për intensifikimin e dialogut.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte gjithashtu në Prishtinë më 13 tetor, dhe pas takimit me Kurtin kishte thënë se dy shtetet nuk duhet ta shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...