Lajme

​Escobar: SHBA mbështet integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 15 December 2022

Zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar, gjatë një takimi me Bordin e Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë përsëriti përkushtimin e SHBA-së për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, prezantuan para Escobar, i cili njëherësh është edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanit Perëndimor, qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit.

Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera