Escobar: Plani franko-gjerman s’është për njohje reciproke, por për normalizim
Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 28 February 2023
Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme për media ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është për njohje reciproke por vetëm për normalizim të raporteve.
Ai ka thënë se fakti që SHBA-ja e përkrah këtë propozim nuk do të thotë që SHBA-ja nuk beson se rajoni për të qenë i shëndetshëm duhet të kapërcejë ngjarjet e viteve të 90-ta.
Escobar tutje ka thënë se SHBA-ja beson se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën.
“Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por është për normalizim. Por vetëm pse ne e mbështesim këtë propozim në këtë kohë specifike, nuk do të thotë që ne nuk besojmë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të qenë të shëndetshme duhet të dalin nga ngjarjet e viteve 90-ta. Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra tjetrën dhe të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën”, ka thënë Escobar, shkruan Express.
Ai ka thënë se arsyeja pse SHBA-ja e ka shtuar fjalën “eventuale” në letrat e fundit të krerëve të shtetit kur flitet për njohjen reciproke është se s’dëshirojnë që ta ndryshojnë draftin e propozimit franko-gjerman, megjithatë specifikon se qëllimi i SHBA-së për atë se çfarë përfundimisht duhet të arrihet në Ballkan Perëndimor s’ka ndryshuar.
“Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur fjalën “eventuale” në letër. Kështu që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk duam të ndryshojmë propozimin evropian. Por nuk ka ndryshuar ajo se çfarë ne duam që përfundimisht duhet të ndodh në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Escobar.
Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

Të tjera
-
“Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
Ish-diplomati Lutfi Billalli, ka folur për deportimin nga Kosova të Nikolla V...
-
Trump rikthehet në çështjen Kosovë-Serbi, Bajrami e përshëndet si lajm pozitiv
Akademik Arsim Bajrami ka thënë se është lajm i mirë deklarata e presidentit ...
-
Konflikti Iran-Izrael, reagime nga Franca, Gjermaia, Iraku, Turqia
Po vazhdojnë reagimet nga e gjithë bota për konfliktin Iran-Izrael, ka raport...
-
Trump tha se “e ndali shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë”, postimin e shpërndan edhe Grenell
I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell,...
-
Izraelitëve u lejohet të dalin nga strehimoret pas breshërisë raketave nga Irani
Qytetarëve izraelitë u është thënë nga Komanda e Frontit të Brendshëm se mund...
-
Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?
Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë ...
-
Vetëvendosje do të garojë në Suharekë me ish-drejtorin e AAK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë në Suharekë me një figurë të njohu...
-
23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur
Ekspertja në fushën e sigurisë kibernetike, Dredhza Braina, është përzgjedhur...
-
U përfol se u arratis në Greqi, Netanyahu shfaqet nga ky vend
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për të cilin u përfol se ishte arra...
-
Sulmet e reja izraelite, CNN: U goditën zonat e populluara dendur të Teheranit
Po dalin më shumë detaje lidhur me sulmet izraelite të pasdites së sotme në T...
-
Dështimi i 32-të – Avokati Koci: 45 deputetë munguan, mirë po na bëjnë
Protestuesi ndaj bllokadës në Kuvend të Kosovës, avokati Arianit Koci, është ...
-
Netanyahu del në terrenin ku sulmoi Irani: Do ta paguajnë rëndë – mendoni çfarë mund të ndodhte nëse do të kishin armë atomike
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish për rrezikun...