Lajme

Escobar për takimin e 2 Majit: Presim propozime iniciale për formimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 19 April 2023

SHBA pret që Kosova dhe Serbia të ofrojnë një kornizë kohore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe propozimet fillestare për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe vlerësoi se ka ardhur koha të formohet Asociacioni.

“Ne presim propozime fillestare për formimin e Asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura,” tha Escobar për Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 2 maj në Bruksel për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars, respektivisht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera