Escobar për dialogun Kosovë-Serbi: Shumë shpejt mund të biem dakord se si të ecim përpara
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 22 October 2022
I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka deklaruar se nuk ka afate lidhur me propozimin Francezo-Gjerman që SHBA e mbështet dhe që duhet shqyrtuar, pasi do të ndihmojë të arrijnë progres të shpejt në dialog.
Ai shtoi se nuk ka specifikuar asnjë afat, kështu që ai propozim është ende në kontekstin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Escobar ka folur edhe për kërkesën e tyre që të shtyhet afati për implementimin e vendimit për targat.
“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme, shpresoj shumë që ata ta zgjasin afatin. Shpresoj që do të pranojë kërkesën e vendeve të KVINTIT dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit për ta shtyrë atë për ta bërë më pak kaotik zbatimin dhe për tu arritur kushtet për vlefshmëri të zbatimit. Ky propozim duhet të shqyrtohet me shumë kujdes dhe duhet parë në kontekstin e asaj që po ndodh në Evropë. Evropa po përballet me një nga krizat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore dhe është e rëndësishme të konsolidojmë komunitetin tonë duke krijuar stabilitet në hapësirën evropiane ndërkohë që përballemi me krizën në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ideja e përparimit drejt krijimit të një situate stabile në Ballkan është absolutisht e rëndësishme në këtë moment, sa më shpejt të jetë e mundur të shqyrtohen mundësitë që të arrijmë këtë do të jetë më mirë”, tha ai.
Escobar është pyetur nëse ka diskutuar me autoritetet e Kosovës çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin ka thënë se nuk ka afate, por besojnë se është një obligim ekzistues që duhet të përmbushet.
“Tash është obligim ekzistues, i vetmi obligim në kuadër të dialogut të Brukselit që kaloi në Kuvendin e Kosovës, për këtë është e rëndësishme zgjidhja e kësaj çështjeje kur mendoj për komunitetin në veri të Kosovës dhe për atë si mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre edhe si qytetarë të Serbisë edhe si qytetarë të Kosovës. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën kulturore, shoqërore dhe politike të Serbisë në pajtim me kushtetutën e Serbisë dhe në bazë të shtetësisë së tyre serbe, por kanë edhe të drejtën e mbrojtjes së plotë të institucioneve të Kosovës në bazë të Shtetësisë së Kosovës, prandaj krijimi i asociacionit të komunave serbe është parakusht kyç për arritjen e progresit”, tha ai./RTS/
Të tjera
-
Arrestohet ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Mbrëmjen e sotme duket se është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës ...
-
Vuçiq i trishton serbët: Pres eskalim të situatës në Evropë dhe botë muajt e ardhshëm
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një adresim për media të hënën në Be...
-
Edhe Papa Françesku në përkrahje të Kombetarës së Shqipërisë
Sot është ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila është vend...
-
Raporti i DASH-it: Kosovës i rekomandohet të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin vjetor mbi trafikun ...
-
Osmani i jep zemër Shqipërisë për ndeshjen e sotme ndaj Spanjës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në kuadër të ndeshjes...
-
E trishtë: Ky është personi që u gjet i vd ekur brenda veturës në Sllatinë
Gazeta raportoi sot për një rast që ka ndodhur në Sllatinë, ku zyrtarët poli...
-
“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” – Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social
Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Sha...
-
Lajçak: S’po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është a...
-
Raporti vjetor i DASH-it mbi trafikun e qenieve njerëzore, ku renditet Kosova
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenie...
-
Lajçak: Nuk po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë – Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është a...
-
LAJMI I FUNDIT: Vd es mjeku i njohur kosovar
Ka vdekur mjeku i njohur familjar nga Kosova, Bujar Ukmata. Lajmin për vde...
-
Vizita e Osmanit në Ulqin, Qeveria malazeze lëshon një njoftim: S’kemi çështje të hapura politike me Kosovën
Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar sot një njoftim për vizitën që presidentja e...