Lajme

Escobar nga Brukseli flet me gazetarë për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 12 March 2024

Këtë të marte Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar, do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zëvendësndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim.

Konferenca nis nga ora 15:00 me orën lokale.

-Advertisement-

Ky deklarim për media i Escobarit i paraprin vizitës së tij në Kosovë këtë javë. Nga data 10-18, përveç Kosovës, ai do të qëndrojë edhe në Belgjikë, Austri dhe Mal të Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera