Lajme

Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 17 August 2022

Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë bisedime produktive të enjten në Bruksel.

Ka deklaruar kështu i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një deklaratë për Kanal10.

Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën.

-Advertisement-

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar për Kanal10.

Të enjten në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera