Escobar: Lajçaku nuk do të largohet
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/lajcak-escobar-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 21 September 2023
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, ka thënë se ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, e ka mbështetjen e plotë nga ShBA-të.
Escobar tha se Lajçak nuk do të largohet.
Ai këto deklarime i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.
“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, tha Escobar.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
E rëndë, aksident me 2 të vdekur në Gjirokastër
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Gjir...
-
Rama mbështet Grenellin për lirimin e Thaçit: Sa më shumë që vazhdon, aq më e madhe njolla e drejtësisë ndërkombëtare
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur mbështetje për deklaratë...
-
Në Institutin e Historisë do mbahet konferencë shkencore për krịmet e lụftës në Kosovë
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë organizon konferencë shk...
-
SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg
Prokuroria e Posaçme, ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të viz...
-
Ambasada e Suedisë në Kosovë uron 17-vjetorin e Pavarësisë
Ambasada e Suedisë në Kosovë ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Përmes një...
-
Izraeli ia uron Kosovës pavarësinë në gjuhën shqipe
Kosova sot i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë. Në mesin e shumë shteteve q...
-
Në Ditën e Pavarësisë, Kosovës i vjen një urim edhe nga Maqedonia e Veriut
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar Di...
-
Fatmir Sejdiu në 17-vjetorin e pavarësisë: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”
Kosova duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët dhe të fokusohet ...
-
Ambasadori britanik me një video uron Pavarësinë: Jemi krenarë që festojmë arritjet e Kosovës si shtet demokratik
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kosov...
-
Fatmir Limaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e Pavarë...
-
Osmani: Falë ushtrisë dhe policisë arritëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë
Në ceremoninë e marshimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për 17 vjetor...
-
Kolona kilometrike nga hyrja e Skenderajt deri në Prekaz
Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kolona të gjata janë krijuar nga hyrj...