Escobar: Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon

Autori: Gazeta inFokus
17:17 | 28 July 2022
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës, tha se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.
“Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompentent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta thelluar bashkëpunimin, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha ai.
lidhur me rrezikun e ndikimit të situatës së krijuar në Ukrainë dhe synimeve të Moskës tek Ballkani Perëndimor, zoti Escobar u shpreh optimist për zmbrapjsen e këtyre synimeve në rajon.“Asnjëherë nuk kemi parë një unitet të tillë që kemi tani brenda NATO-s dhe unitetin që kemi me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar që siguria evropiane është përparësia jonë më e madhe. Në këtë kontekst e konsiderojmë edhe Ballkanin Perëndimor dhe besoj që Ballkani Perëndimor do të jetë në rregull”, tha ai, për Zërin e Amerikës.
Ai shtoi se megjithë sfidat e ndryshme, të gjitha vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara.Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.
Marrëveshja, e cila sipas zyrtarëve të Kosovës, është investimi më i madh që do të bëhet në sektorin energjitik në 40 vitet e fundit u nënshkrua nga Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe Shefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.Qëllimi i ndihmës financiare amerikane është të sigurohet pavarësia e sektorit të energjisë në Kosovë, duke u përqëndruar në ruajtjen e energjisë elektrike për periudha kur nevoja është më e madhe, sidomos në kohë dimri.
Projekti po ashtu ka për qëllim edhe rritjen e burimeve njerëzore, sidomos trajnimi i grave dhe punësimi i tyre në sektorin energjitik të Kosovës, një fushë që kryesisht dominohet nga burrat. /VoA/
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...