Lajme

Escobar: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin që të na hapë rrugë për presion ndaj shteteve mosnjohëse

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 18 Maj 2023

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për atë se çfarë SHBA-ja po bën në raport me pesë shtetet që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Escobar ka thënë se duan të shohin implementimin e marrëveshjes, konkretisht themelimin e Asociacionit, në mënyrë që presioni i SHBA-së ndaj këtyre shteteve të jetë legjitim.

“Një nga gjërat që këto pesë vende kanë kërkuar është implementimi i plotë i marrëveshjes bilaterale. Për disa arritja e një marrëveshje finale luan rol krucial për synimet e tyre politike. Për t’i hapë rrugë këtij presioni ne duhet të shohim implementim. Dhe nga ana e Kosovës, njerëzit presin që Kosova të implementojë Asociacionin”, ka thënë Escobar.

-Advertisement-

Ai ka kujtuar se themelimi i Asociacionit është obligim i Kosovës dhe se gjendet edhe në përfundimet e Këshillit Evropian.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy