Lajme

Escobar flet për rezistencën e Kurtit karshi rekomandimeve të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 13 December 2022

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka folur për rezistencën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj rekomandimeve të SHBA-ve për çështje të ndryshme, shkruan Gazeta Infokus.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve janë të qëndrueshme dhe të forta.

Gjithashtu ai ka thënë se SHBA-të janë të hapur për partnerit me qeverinë, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë dallime.

-Advertisement-

REL: Në muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në disa raste, që të tërhiqet nga vendimet e tij në mënyrë që të parandalojë përshkallëzimin e situatës në terren. Kryeministri Kurti ka vepruar ashtu, ndonëse ka rezistuar për pak kohë. A e konsideron atë SHBA-ja si partner kredibil që dëshiron të negociojë me mirëbesim?

Gabriel Escobar: Më duhet të jem shumë i qartë në këtë gjë. Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të qëndrueshme. Janë të forta. Këto marrëdhënie janë me njerëzit e Kosovës, jo me një person konkret apo me një palë. Ne jemi të hapur për partneritet me Qeverinë këtu. Kjo nuk nënkupton që nuk do të kemi dallime taktike. Njerëzit duhet ta presin këtë gjë. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që SHBA-ja është duke braktisur mbështetjen e fuqishme për Kosovën.

Kujtojmë se i pari i qeverisë në Kosovë, disa herë ka rezistuar për të pranuar rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por që prapëseprapë i ka zbatuar ato.

Një rast konkret është shtyrja e implementimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera