Escobar flet për përfitimet/pasojat që do t’i kenë Kosova e Serbia nëse arrihet apo dështon marrëveshja
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 18 March 2023
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Në rast se arrihet kjo marrëveshje, Escobar tha se të dy shtetet do të kenë përfitime, por paralajmëroi edhe për pasojat nëse palët nuk pajtohen, raporton Express.
Escobar ua ka bërë të qartë të dy shteteve se dështimi për arritjen e marrëveshjes ndikon direkt në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Shikoni, pasojat… fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj. Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për REL.
Emisari i ShBA’së ka folur edhe për përfitimet që do t’i kenë Kosova e Serbia, në rast të arritjes së marrëveshjes.
Përveç përfitimeve në aspektin ekonomik, Escobar ka thënë se ka edhe përfitime politike, veçanërisht për Kosovën duke thënë se do të ndihmonte që të lëvizte më shpejt në strukturay evropiane.
“Do të filloj me më të rëndësishmen. Tregu më i madh për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian. Dhe, kështu ajo që bën është se u jep investitorëve besimin se të dyja vendet po i afrohen atij tregu, po i harmonizojnë tregjet e tyre me kërkesat rregullatore dhe legjislative të BE-së dhe se çfarëdo investimi këtu, në Ballkanin Perëndimor, në fund të fundit është një investim në një treg evropian. Pra, kjo është më e madhja dhe kjo është pasojë e natyrshme e kësaj. Por, ka edhe përfitime të tjera, ka përfitime politike. Ajo hap derën që të dyja vendet të lëvizin më shpejt në strukturat evropiane, veçanërisht për Kosovën”, ka thënë Escobar.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...