Lajme

Escobar: Është e qartë se policët e Kosovës nuk kanë hyrë me qëllim në Serbi, duhet të lirohen pa kushtëzime

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 17 June 2023
SHBA po monitoron me kujdes situatën me policët e arrestuar të Kosovës në Serbi dhe po mbledh të gjitha faktet, por tani për tani është e qartë se policët nuk kishin ndërmend të hynin në Serbi, tha gjatë konferencës online për shtyp zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, raporton VOA në gjuhën serbe.

Ai ka përsëritur se SHBA-të kërkojnë lirimin e pakushtëzuar të tre policëve të arrestuar në Serbi, por nuk është përgjigjur në pyetjen nëse ka ndonjë reagim ndaj kësaj kërkese nga ana e Beogradit.

“Ne përmbahemi nga deklarata derisa t’i mbledhim të gjitha faktet, por në këtë moment janë të mundshëm dy skenarë: ata janë rrëmbyer nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose se kanë kaluar kufirin dhe janë gjetur në territorin e Serbisë. Në çdo rast, është shumë e qartë se këta policë nuk kanë pasur qëllim të jenë në Serbi. Dhe ata duhet të lirohen. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të punojnë me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë për të vërtetuar faktet”, tha ai, transmeton Gazeta Blic.

Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar të mërkurën në territorin e Serbisë – siç pretendon Beogradi, ndërsa Prishtina thekson se ata janë rrëmbyer nga territori i Kosovës. Në përgjigje të arrestimit, qeveria e Kosovës ndaloi hyrjen e kamionëve me mallra serbe në Kosovë. Escobar bëri thirrje për heqjen e ndalimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera