Lajme

Escobar e quan SHBA’në si vendin më prokosovar në botë gjatë takimit me Kryeparlamentaren e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 25 October 2023

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla e ka cilësuar si diskutim mbresëlënës takimin me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryeparlamentarja Nikolla, informon se Escobar e cilësoi SHBA-në si vendin më prokosovar në botë.

“Theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka ndarë detaje nga takimi Nikolla, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ajo rithekson se SHBA mbështet deialogun e lehtësuar nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, është shprehur Nikolla.

Postimi i saj i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera