Lajme

Escobar dhe Lajçak nesër takohen me krerët e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 05 Qershor 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 20:00 do t’i pres në zyrë të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Por, Escobar dhe Lajçak para se të nisen drejt Serbisë, do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Një burim i Gazetës Online Reporteri.net brenda AAK-së i ka thënë thënë mediumit se takimi do të zhvillohet nesër, dhe Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë së bashku me nënkryetarin, Ardian Gjini.

-Advertisement-

“Po takimi me opozitën do të jetë nesër. Kryetari Ramush Haradinaj së bashku me nënkryetarin Ardian Gjini do të jenë në atë takim”, tha ky burim për Reporteri.net.

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Nga BE-ja kanë konfirmuar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë sot në Prishtinë, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Përveç kësaj, BE i ka kërkuar Kosovës që sa më shpejt të nis hapat urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dy ditët e fundit si Kryeministri i vendit, Albin Kurti, poashtu edhe presidentja Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja në komunat veriore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy