Lajme

Escobar dhe Lajçak i përfundojnë takimet me Krasniqin dhe Abdixhikun – nisin me Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 February 2022

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, kanë përfunduar takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Deri me tani nuk ka prononcime zyrtare për media lidhur me atë se çfarë është biseduar në takim.

Pas tyre, Escobar dhe Lajçak janë duke zhvilluar takim me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Escobar dhe Lajçak, nisën të hënën vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, me qëllim inkurajimin e liderëve të të dyja shteteve që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera