Rozë

Eros Grezda e mohoi, modelja konfirmon ndarjen nga futbollisti

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 15 April 2024

Spekulimet dhe dyshimet për divorcin mes futbollistit shqiptar Eros Grezda dhe partneres së tij, këngëtares Ajsel Abazi janë të vërteta, ndonëse u mohuan nga Eros.

Kur ata sapo ishin bërë prindër dhe dukej se po jetonin një martesë të lumtur, pati indikacione se ata mund të jenë në prag të një divorci. Shkak u bë fati se çifti fshiu fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen më në Instagram. Sot “Gazeta Panorama” shkroi se shkak i ndarjes ishte bërë tradhëtia e futbollistit.

Gjë që ky i fundit e mohoi përmes një status në Instagram, ku shkruante se jo vetëm që nuk ka tradhëti, por as ndarje.

-Advertisement-

“Si guxoni të fusni shkrime të tilla duke u bazuar në “follow-unfollow”? Kushdo që ka marrë guximin të shkruajë një titull kaq të rëndë pa të drejtë dhe pa argument ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhëti s’ka, pas por e shoh që ka ardhur koha që duhet të hedhësh story për të sqaruar çdo gjë !”-shkruan ai.

Mirëpo, në një status në Instagram Ajsel ka pohuar së fundmi se ata janë ndarë. Ajo nuk zbulon se cila ishte arsyeja e ndarjes, por shkruan se ka ndodhur për të mirën e djalit të tyre.

“Po është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin na lidh vetëm djali ynë, Kian, dhe asgjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit. Do ju lutesha të kurseheshit pasi bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në këtë mes dhe do ju lutesha të mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim.”-shkruan ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera