Eronita sjell fotot e veçanta me djalin dhe Bleron
Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 16 July 2026
Ka kaluar rreth një muaj e gjysmë që kur jeta e tyre mori një drejtim krejtësisht të ri, dhe tani Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka hapur zemrën publikisht përmes një seti të mrekullueshëm fotografik.
Ajo ka ndarë me ndjekësit emocionet e ardhjes në jetë të djalit të tyre, Areej Darrian Muharremi, duke përshkruar në detaje gjithë rrugëtimin e saj si nënë e re.

Me një gjuhë tejet të ndjerë, ajo e ka nisur dedikimin e saj duke kujtuar zanafillën e kësaj historie: “Nga ato dy viza në testin e shtatzënisë e deri te ky moment sot… 9 muaj të trazuar të mbushur me emocione, frikë, lumturi, dhimbje, lutje për çdo gram shtesë, pritje, bukuri dhe dashuri — derisa më në fund mbërrite”. Sipas saj, e gjithë kjo periudhë sfiduese ishte në fakt vetëm “nëntë muaj përgatitje për të rënë në dashuri për gjithë jetën”.
Për Eronitën, kalimi i shpejtë nga pritja e ëmbël tek realiteti i të qenit nënë është ende diçka surreale.
“Është e vështirë të besosh se një minutë je shtatzënë dhe në tjetrën, një njeri i vogël fle pikërisht pranë teje. I shikon me orë të tëra. Ua numëron gishtat e duarve dhe të këmbëve pa pushim,” shprehet ajo, duke shtuar se shpesh qan me lot gëzimi për këtë mrekulli.
Bashkëshortja e Bleros ka përmbyllur dedikimin me fjalët më të bukura për të birin, duke reflektuar dashurinë absolute të një prindi. “Gjëja më e bukur që na ka ndodhur ndonjëherë. Një djalë i vogël që na ktheu botën përmbys, por e bëri atë më të bukur se kurrë më parë,” shkruan Eronita, ndërsa vula e këtij momenti magjik ishte pikërisht bindja e saj e thellë për këtë mrekulli: “Të betohem, këtë skenë e kam parë në ëndrrat e mia.” /Prive By Liberta Spahiu

T� tjera
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...































