Sport

Eroll Salihu: Për dokumenti e ardhur pa nënshkrim nga MKRS-ja dikush duhet të përgjigjet në mënyrë penale

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 04 December 2019

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Për zhvillimet e fundit në FFK i ftuar në emisionin “IMAZH” në RTK ka qenë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Ai ka thënë se për dokumentin e ardhur nga MRKS-ja dikush duhet me u përgjigjë në mënyrë penale.

-Advertisement-

“Qysh mundet një njeri në rrugë me marrë një letër edhe me ta dërgua e në atë letër mos me shkru se kush e ka shkruar as kush e ka nënshkruar dhe me ja dërgu FFK-së me i thënë mbaje Kuvendin nga Ministra që është shkelje e rëndë, është ndërhyrje direkte e shtetit edhe me citu në mënyrë të gabuara nenet që nuk kanë lidhje më lënden, d.m.th gabim pas gabimit kjo është katastrofë. Për këtë letër dikush në mënyrë penale duhet mu përgjigjë në Ministri. Unë jam i bindur se Ministri, Kujtim Gashi nuk ka dorë këtu, sepse ka qenë konstruktiv gjatë mandatit të tij./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera