Sport

Eroll Salihu: Mundemi me u suspendu nëse shkresa e MKRS-së dërgohet në UEFA dhe FIFA

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 04 December 2019

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Për shkarkimin e Ahmetit dhe zhvillimet e fundit në FFK, i ftuar në emisionin “IMAZH” në RTK ka qenë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Ai ka thënë se nëse shkresa e MKRS-së që është pa nënshkrim dërgohet në UEFA dhe FIFA, Kosova mundet të suspendohet.

-Advertisement-

“Kjo shkresë për shembull me dërgua dhe me u pa në UEFA dhe FIFA mundemi mu dënu për këto. FIFA dhe UEFA ka mu njoftua krejt me emra dhe mbiemra, veç ju kanë shku lajme të ndryshme, kur te dalin emrat e politikanëve të ndryshëm apo të biznesmenëve që dikush tha edhe do biznesmen, ku dihet qartë se kush, tani kush jep përgjegjësi nëse FFK momentin kur është para suksesit historik, por edhe kjo se çfarë është bërë deri me tani është histori suspendohet nga garat, kush e merr përgjegjësinë” tha Salihu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera