Sport

Eroll Salihu: Letra e ardhur nga MKRS-ja është bërë pa dijeninë e Ministrit

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 04 December 2019

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Ahmeti është shkarkuar pasi kishte tentuar mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit aktual, Agim Ademit.

E gjithë kjo përpjekje i ka kushtuar atij me humbjen e vendit të punës.

-Advertisement-

Për zhvillimet e fundit në FFK i ftuar në emisionin “IMAZH” në RTK është sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Ai ka thënë se për dokumentin pa nënshkrim të ardhur nga Ministria nuk ka qenë në dijeni Ministri në largim, Kujtim Gashi.

“Është për tu lavdëruar veprimi i Ministrit, sepse duhet guxim në këtë kohë kur kjo Qeveri është në ikje, pikërisht këto  zbrastira institucionale po shfrytëzohen nga këta njerëz, sepse pe dinë se kur të vjen Qeveria e re mund me pasë pasoja edhe tjera për këta njerëz që sigurisht përdorin shantazhe e gjera tjera për ti përfituar delegatët, ktu është individi ne e dimë, kam informata se shërbimi ligjor nuk ka dashtë me nënshkrua dhe kjo sigurisht u bë pa dijen e Ministrit, sepse vetëm u protokolu dhe ska pas guxim askush ta shkruaj emrin”, tha Salihu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera