Sport

Eroll Salihu: Do ndihmojmë gjithë futbollin e Kosovës, ja si mund të ndryshojnë garat e Superligës dhe Kupës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 07 April 2020

Tashmë kanë kaluar më shumë se tre javë nga data 13 mars, kur Qeveria e Kosovës mori vendim për të ndaluar të gjitha aktivitet sportive në Kosovë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ky vendim ndaloi edhe sportin e futbollit në Kosovë, gjë që bëri të ndikojë negativisht tek klubet kosovare por edhe te Federata e Futbollit e Kosovës.

Pas përhapjes së madhe edhe FIFA dhe UEFA morën disa vendime që kishin të bëjnë edhe me Kosovën, kështu duke e shtyrë play-offin e Nations League.

-Advertisement-

Në një intervistë për KosovaPress, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Erolla Salihu fillimisht deklaroi se ky virus ka shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm në FFK, por edhe në organet më të larta të futbollit, duke i dëmtuar në masë të madhe financiarisht.

Salihu u shpreh se problemi kryesor qëndron tek të drejtat televizive, ku dihet se 80% e të ardhurave në UEFA e FIFA shkojnë nga ky sektor.

“Së pari ju e dini që kjo është një fuqi madhore që nuk varet nga, është një problem një e keqe globale, për fat të mirë Qeveria jonë i ka ra shumë shpejt kësaj çështje dhe ka marr masa që ndoshta në të ardhmen do të na ndihmojnë që sa më shpejtë të dalim nga kjo krizë. Në aspektin futbollistik ju e dini, i keni përcjell deklarimet e FIFA-s e UEFA-s, janë pezullu të gjitha garat sikur në nivele vendore, por edhe garat evropiane. Mos të harrojmë problemi kryesor qëndron tek të drejtat televizive, sepse rreth 80% të të gjitha të ardhurave që janë në FIFA e UEFA janë nga transmetimi i ndeshjeve”, tha fillimisht Salihu.

time.al - Eroll Salihu: Serbia po e përdor sportin për të bërë ...

Por jo vetëm FFK është dëmtuar nga ky virus, ata që priten të kenë probleme të mëdha të rimëkëmben janë edhe klubet kosovare.

Salihu premton se të hollat që FFK do të marr nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha klubet kosovare.

“Ministria e ka ndarë një shumë të caktuar, nuk dimë saktë çfarë shumë do te jetë për futbollin, por gjithsesi të gjitha ato mjetet do ti ndajmë për ekipet e futbollit, jo vetëm për Superligë por duhet të mendojmë edhe për Ligat e Para, për futsallin dhe për futbollin e femrave. Sigurisht që KE do të shpërndaj edhe disa mjete tjera në mënyrë që sa më shumë të ju ndihmojmë klubeve edhe pse shpresoj që kjo është vetëm për një muaj ose dy më shumë të mos zgjat”, deklaroi Salihu.

Ndërkohë që sa i përket rifillimit të kampionatit, Salihu u shpreh se do të vendosin në fund të këtij muaji në bashkëbisedim me UEFA-n, në mbledhjen që pritet ta mbajnë.

“Do të vendosim në fund të këtij muaji, sepse do ta kemi edhe një mbledhje video-konferencë me UEFA-n, sekretarët e përgjithshëm në mënyrë që paraprakisht të shohim se kur mundemi me fillu, por kjo varet tash edhe nga ministria e shëndetësisë, varet edhe nga përhapja e koronavirusit, varet edhe nga ana e qeverisë. Ajo që është me rëndësi është që vullneti i FFK-së, i gjithë klubeve është që të vazhdoj sezoni dhe të kryhet në ndonjë formë, janë dy tri solucione. Mos të harrojmë që i kemi edhe garat e kupës që janë në fazën përfundimtare. A do të luhet vetëm nga një lojë apo dy mbetet të vendoset, pra qëllimi edhe gjatë muajve të verës të luhet por që të ipen këtë të tre më të mirët e Kosovës që do të marrin pjesë në gara evropiane”, shtoi ai.

Salihu: Letra është ekzagjeruar, presim sugjerime nga UEFA

Për fund, Salihu tha se populli i Kosovës deri më tani ka treguar një pjekuri të madhe në luftën kundër këtij virusi, andaj kështu duhet të vazhdojmë në mënyrë që të kemi sa më pak viktima.

“Mendoj që populli i Kosovës ka treguar pjekuri të madhe në këtë drejtim, për këtë arsye jemi një ndër shtetet që më së paku kemi pësuar shpresoj që të mbetet kështu. Ju lutemi që me të vërtetë ti përmbahemi të gjitha udhëzimeve që i kemi nga ministria dhe nga qeveria, sepse është në mënyrën tonë të përbashkët”, përfundoi Salihu.

Kampionati i futbollit të Kosovës është ndërprerë në javën e 22-të, dhe deri në këtë javë ishte skuadra nga Suhareka, Ballkani ajo që udhëheq në renditjen tabelare e ndjekur nga Drita me një pikë më pak. Ndërsa Gjilani dhe Prishtina renditen në dy vendet e radhës me pikë të barabarta.

Krahas kësaj, edhe kupa e Kosovës është ndërprerë në raundin e gjysmëfinaleve, e në këtë kompeticion marrin pjesë skuadra si Ballkani, Prishtina, Drenica dhe Feronikeli.

Superliga e Kosovës vazhdon të shtunën - Kosova Info

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera