Lajme

Ermir Lenjani godet rëndë Panuçin: Nuk luaj për Shqipërinë sa je ti aty

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 18 March 2019

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka dhënë një goditje të fortë për trajnerin e kombëtares, Christian Panuci.

Lenjani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook është deklaruar se më nuk do të luaj për Shqipërinë, për sa kohë që Panuci e drejton atë, shkruan Gazeta inFokus.

Lenjani përmes këtij shkrimi me të cilin i është drejtuar trajnerit, i ka thënë se ai është vetëm kalimtar në Shqipëri, kurse ai do të mbetet gjithmonë djalë i Shqipërisë.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i Ermir Lenjanit:

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera