Rozë

Ermali shumë romantik, kështu ia feston ditëlindjen Arianës (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 19 May 2017

Për familjen Fejzullahu dje ka qenë ditë feste.

Kjo për faktin se festoi ditëlindjen reja e familjes Fejzullahu, Ariana, transmeton Gazeta Express.

Nga ajo që kemi parë, si duket Ariana ka pasur një ditëlindje të mrekullueshme.

-Advertisement-

Urime të shumta ka pranuar Ariana.

E për ta bërë ditëlindjen e saj sa më të vecantë, është kujdesur bashkëshorti i saj këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Ermali e Ariana ishin parë duke festuar së bashku. Por jo vetëm. Ata ishin në shoqëri të miqve të tyre ku njëri ndër ta ishte reperi i njohur Ledri Vula.

Ariana në profilin e saj në Instastory kishte postuar një fotografi ku shihet së bashku me Ermalin nga festa e mbrëmshme.

Festa e ditëlindjes së Arianës u bë edhe më e bukur, kur bashkëshorti i saj Ermali ia nisi këngës.

Ai shihet teksa këndon këngën e famshme “Hajredin Pasha”.

Këtë e kishte postuar reperi Ledri Vula në profilin e tij në Instastory.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.


Kujtojmë se ishte vjehrra e Arianës, Nera e cila kishte bërë një urim special që në mëngjes për rejën e saj duke i shkruar asaj fjalët më të bukura.

“Ariana , Ti dashuri e jona. Ti qe per 10 vite qe u bane nuse e Ermalit na e zbukurove shtepin .Ti je si mimoza qe qel ne pranvere, Ti je behare bukurie .Ti na e mbushe jeten me Tri lule , qe nuk vushken kurr se neve na mbajn ne jete , na pertrijne na zbukurojn e ndriqojne jeten ton , qdo dite e me shume .Arti Buna Era jan lule dashurie qe ti i solle ne jete.Ti Shpirti i mamit me Ermalin e Tri lulet tona i gezofshe edhe 100 Pranvera”, kishte shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera