Rozë

Ermali parashikon fitoren e Elvana Gjatës në Eurovision

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 10 December 2019

Dihet tashmë miqësia e ngushtë mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.

Dy artistët përkrahin njëri-tjetrin në projektet e tyre personale e janë “fansat” më të zjarrtë për tjetrin.

Së fundmi, Elvana postoi këngën konkurrente në Festivalin e RTSH-së dhe komenti i Ermalit është ai që na ra në sy në mesin e gjithë komplimenteve.

-Advertisement-

“Hajt shyqyr mo që do fitojmë një herë Eurovizionin,”- shkruan Ermali duke lënë të kuptohet se për të Elvana jo vetëm që do shpallet fituese e Festivalit të RTSH-së, por dhe e Eurovizionit.

Që Shqipëria të jetë fituese e Eurovizionit e duam të gjithë por na mbetet të presim shpalljen e fituesit të Festivalit të RTSH për të ditur këngëtarin/en që do na përfaqësojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera