Sport

Erling Haaland ‘target’ i Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 13 October 2020

Real Madridi i ka vënë syrit yllit të Dormundit, Erling Haaland, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë dihet që Zinedine Zidane ka në planet e tij transferimin e Kylian Mappe, megjithatë në rast së një gjë e tillë dështon atëherë Haaland do të jetë në planin B.

“Marca” raporton që 20 vjeçari mund të jetë një alternativë me e lirë, pasi dihet kriza ekonomike që koronavirusi u ka shkaktuar të gjitha klubeve.

-Advertisement-

Për transferimin e Mappes ka shfaqur interesim edhe Liverpooli, mirëpo e ardhmja e tij pritet të jetë në “Santiago Bernabeu” që nga viti i ardhshëm.

Sidoqoftë, në rast se kjo nuk do të ndodhë atëherë trajneri francez, Zidane do të futet në garë edhe për Haalandin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera