Sport

Erjon Braçe kritikon federatën shqiptare, lavdëron FFK-në dhe Agim Ademin

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 05 April 2020

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe ka kritikuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo kritikë e numrit dy të Qeverisë shqiptare ka ardh shkak i FSHF-së të cilët kanë kërkuar ndihmë nga shteti pas krizës financiare që ka prekur të gjithë e gjithashtu edhe klubet e futbollit.

Braçe ka thënë se kur Qeveria dëshironte ta rregullonte futbollin, FSHF-ja njoftoi UEFA se po ndërhynte politika, ndërsa tani kërkon ndihmë.

-Advertisement-

Ai ka lavdëruar punën e FFK-së që drejtohet nga kryetari Agim Ademi, duke thënë se Federata e Futbollit e Kosovës ka sponsor, ndërsa Federata e Shqipërisë jo.

Shikojeni postimin e zëvendëskryeministrit të Shqipërisë.

“Kjo Federatë e Shqipërisë që maron zyra dhe nuk ju del në krah lojtarëve dhe klubeve duhet ti kthehet shtëpisë se vet dhe jo te shaj Qeverinë.

Kur Qeveria dëshironte të rregullonte futbollin, ky president njoftoj UEFA-n se po ndërhyn politika, kurse tani kërkon para nga Qeveria. A nuk është ndërhyrje tani?

Po paramendojeni, kjo federate nuk ka sponsor, imagjinojeni s’ka sponsor te ligës, Kosova ka sponsor dhe menaxhon me mirë se këta tonet”, ka shkruar Braçe.

Në Kosovë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi edhe përkundër Covid-19, ai ka vizituar klubet për ti parë nga afër gjendjen e tyre pas përhapjes së kësaj pandemie.

Ademi ka shprehu gatishmëri se FFK do të ndihmoj klubet më të gjitha mundësit që i ka.

FFK pritet të marrë një pjesë të fondit 5 milionësh euro të ndarë nga MRKS-ja dhe atë t’ia ndajë klubeve të futbollit.

Gjithashtu i pari i shtëpisë së futbollit në Kosovë ka treguar se është në kontakt me UEFA-n dhe FIFA-n dhe do të kërkojnë ndihmë edhe nga ta për ti dal në ndihmë klubeve kosovare./Gazeta inFokus/

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera