Sport

Eris Abedini: “Djemtë sonte do të luftojnë deri në fund për të marrë tre pikë”

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 13 October 2020

Kosova U21 sonte do të luaj kundër Andorrës U21, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, shkruan Gazeta inFokus.

“Dardanët” e rinj do të zbarkojnë në fushë me mungesa të mëdha pasi katër lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë stërvitjes, para ndeshjes me Austrinë U21.

Eris Abedini është njëri nga të infektuarit me “Covid-19”, i cili për GazetaBlic Sport ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ballafaqimin e sotëm.

-Advertisement-

“Gjendja është e mirë, vetëm se në fillim kisha pak dhimbje të kokës, por tani jam shumë më mirë” është shprehur fillimisht kapiteni i “Dardanëve”.

Abedini po ashtu shtoj që ndjehet shumë i zhgënjyer që nuk do të mund të jetë në fushë me bashkëlojtarët.

“Jam shumë i zhgënjyer. Kam pasë dëshirë normalisht që të jem në fushë sonte për me ndihmu ekipin. Poashtu edhe për me ndihmu Granaden pasi jam transferu tash, por bëhet mirë.

Djemtë sonte do të luftojnë deri në fund dhe do të marrin tre pikë. Forca Kosovë”, ka thënë Eris Abedini./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera