Erion Veliaj do të ndërtojë një hotel në Parkun e Liqenit Artificial
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 31 Gusht 2017
Më 4 qershor, 2017, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj inaguruan fazën e parë të rehabilitimit të Parkut Olimpik pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama lajmëroi se në fazën e dytë të projekti, “një pishinë olimpike, fusha basketbolli, volejbolli dhe tenisi” do të ndërtohen.
Por në 10 prill 2017, Bashkia Tiranë firmosi kontratën e shërbimit të konsulencës me vlerë rreth 250 mijë euro. Kjo kontratë përfshin studimin e fazës së dytë të ndërtimit të Parkut Olimpik ku përfshihet dhe një “hotel olimpik, pishinë olimpike, dhe shërbime mbështetëse”.
Toka në të cilën supozohet të ndërtohet parku është pronë publike, ndaj nuk është e qartë përse do të ishte në interesin të bashkisë të shpenzojë para për të projektuar një hotel, i cili është një biznes privat?
Vetëm nëse, sigurisht, Erion Veliaj privatizon tokën në të cilën do të ndërtohet hoteli me anë të partneritetit publik privat, si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa. Një ndërtim i tillë do t’i “kalonte” tokën një entiteti privat për ta “zhvilluar”, për të mbuluar procedurat e mëtejshme të prokurimit nga sytë e publikut, dhe t’i hapë derën një tjetër rasti korrupsioni me paratë publike.
Për më tepër, ndërtimi i një “hoteli olimpik” është një tjetër projekt në hapësirën e gjelbër të Parkut të Liqenit.
Kryebashkiaku Veliaj u zgjodh në 2015-ën me një platformë që do të ndalonte ndërtime të tjera në dhe perreth Parkut të Liqenit. Në 2016-ën, bashkia u përpoq të bllokojë edhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh në digën e liqenit, një projekt i planifikuar në Masterplanin e Parkut të Liqenit të miratuar nga ish-kryebashkiaku Rama.
Duke tenderuar projektimin e një hoteli olimpik, Bashkia e Tiranës qartazi tregon qëllimet e saj: të hedhë më shumë beton në të vetmin hapësirë të gjelbërtë të mbetur në qytet, të thyejë premtimin e tij kundrejt qytetarëve të Tiranës, dhe të përdorë para publike për përfitime private. /Exit.al

T� tjera
-
Thellohet rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt| Gjykata e Pejës thotë se sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































