Lajme

Erion Veliaj do të ndërtojë një hotel në Parkun e Liqenit Artificial

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 31 August 2017

Më 4 qershor, 2017, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj inaguruan fazën e parë të rehabilitimit të Parkut Olimpik pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama lajmëroi se në fazën e dytë të projekti, “një pishinë olimpike, fusha basketbolli, volejbolli dhe tenisi” do të ndërtohen.

Por në 10 prill 2017, Bashkia Tiranë firmosi kontratën e shërbimit të konsulencës me vlerë rreth 250 mijë euro. Kjo kontratë përfshin studimin e fazës së dytë të ndërtimit të Parkut Olimpik ku përfshihet dhe një “hotel olimpik, pishinë olimpike, dhe shërbime mbështetëse”.

-Advertisement-

Toka në të cilën supozohet të ndërtohet parku është pronë publike, ndaj nuk është e qartë përse do të ishte në interesin të bashkisë të shpenzojë para për të projektuar një hotel, i cili është një biznes privat?

Vetëm nëse, sigurisht, Erion Veliaj privatizon tokën në të cilën do të ndërtohet hoteli me anë të partneritetit publik privat, si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa. Një ndërtim i tillë do t’i “kalonte” tokën një entiteti privat për ta “zhvilluar”, për të mbuluar procedurat e mëtejshme të prokurimit nga sytë e publikut, dhe t’i hapë derën një tjetër rasti korrupsioni me paratë publike.

Për më tepër, ndërtimi i një “hoteli olimpik” është një tjetër projekt në hapësirën e gjelbër të Parkut të Liqenit.

Kryebashkiaku Veliaj u zgjodh në 2015-ën me një platformë që do të ndalonte ndërtime të tjera në dhe perreth Parkut të Liqenit. Në 2016-ën, bashkia u përpoq të bllokojë edhe ndërtimin e  një kompleksi pallatesh në digën e liqenit, një projekt i planifikuar në Masterplanin e Parkut të Liqenit të miratuar nga ish-kryebashkiaku Rama.

Duke tenderuar projektimin e një hoteli olimpik, Bashkia e Tiranës qartazi tregon qëllimet e saj: të hedhë më shumë beton në të vetmin hapësirë të gjelbërtë të mbetur në qytet, të thyejë premtimin e tij kundrejt qytetarëve të Tiranës, dhe të përdorë para publike për përfitime private. /Exit.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera