Fokus

Erërat e fuqishme – A do të vije uragani i fuqishëm “Sabina” në Kosovë?

Autori: Halil Berisha 13:56 | 11 February 2020

Një uragan i fuqishëm për disa ditë me radhë ka përfshirë shumë vende të Evropës.

E vendi më i prekur deri tash është shteti gjerman, ku erërat shkojnë deri në 180 kilometra për orë, shkruan gazeta inFokus.

Kësisoj disa pjesë të këtij vendi janë detyruar të pezullojnë të gjitha aktivitetet, sikur shkollat, trafikun e trenat.

-Advertisement-

Por, a rrezikohet edhe Kosova që ky uragan të vije këtu?

Gazeta inFokus, për këtë ka biseduar me Sherif Gosalcin nga departamenti i hidrometeorologjisë në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, në kullën e Aeroportit të Prishtinës.

Ky për inFokusin ka treguar se Kosova nuk rrezikohet nga ky uragan, pasi i njëjti do të vije deri afër Ballkanit, por jo ta prek Kosovën.

“Pritet me kalu rreth Evropës se mesme ne kufi me zonën ballkanike nuk ka me prek Kosovën edhe ka me e hup fuqinë edhe pse megjithatë lokalisht i kemi disa erëra të forta po nuk ndërlidhen me të, po ka erëra të forta por janë lokale”, ka thënë Gosalci.

Tutje në intervistë për gazetën inFokus, ka thënë që uragani i njohur me emrin “Sabina” do të vijë deri në Hungari.

Ndërsa, krejt këto fenomene natyrore i ndërlidh me ngrohjen globale.

“Pjesën e epërme deri tek Hungaria, por jo me e prek Kosovën, po e nderlidhi edhe me ndryshimet klimatike, si rrjedhoje e këtyre proceseve ekstreme po ka uragane te fuqishme ne atlantik, me telashe vdekjeprurëse, por edhe ne prona, ku shkakton dëme të mëdha”.

Kujtojmë se ditë më parë pati erëra të fuqishme edhe në Kosovë, sidomos në komunat perëndimore, ku sidomos Peja, Istogu e Klina, ishin goxha të prekura ku pati edhe dëme materiale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera