Lajme

Erërat e forta shkaktojnë probleme në Kosovë, rrëzohen disa shtylle elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 25 February 2023

Erërat e forta të mëngjesit të së shtunës kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektroenergjetik në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

KEDS ka njoftuar se dëme janë shkaktuar në largpërçues dhe në shtylla elektrike.

Derisa rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

-Advertisement-

“Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e KEDS.

“Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera